Në një video të publikuar shihet një aeroplan që fluturon në një qiell të stuhishëm. Retë gri të errëta mbizotërojnë në qiell, ndërsa avioni vazhdon në rrugën e tij për në aeroportin Heathrow.
Pak sekonda më vonë, në video shfaqet momenti kur aeroplani goditet nga tre rrufe menjëherë.
Drita duket se vjen nga drejtime të ndryshme dhe dëgjohen bubullima të fuqishme.
Një dëshmitar okular, i cili pa ngjarjen nga kati i shtatë në Londrën qendrore, u shpreh: Ishte një rrufe kaq e madhe, sa dukej sikur binte në dysheme. Unë thjesht shpresoj që askush nuk është lënduar. Nuk do të doja të kisha qenë në atë aeroplan.
Bëhet e ditur se askush në avion nuk ka pësuar lëndime. Avionët në të gjithë botën goditen nga rrufe, pothuajse çdo ditë. Mendohet se mesatarisht, çdo aeroplan goditet të paktën një herë në dy vjet nga një rrufe.
Të udhëtosh nëpër re, ku mund të mblidhen sasi të mëdha të energjisë elektrike statike, në të vërtetë mund të shkaktojë shkarkimet. Por të gjitha aeroplanët e pasagjerëve janë ndërtuar me mbrojtës elektrik, i cili mbron pjesën e brendshme të aeroplanit nga goditjet e rrufeve.
Ata që janë në bord rrallë kuptojnë që avioni është goditur.
Është vlerësuar se mbrojtja e avionëve është mjaft e fortë për t’i bërë ballë tensioneve të mëdha dhe asnjë aeroplan nuk është rrëzuar nga rrufetë që nga viti 1967./tvklan.al