Pas shkarkimit të Alessandro Nesta-s, Monza nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri.

Drejtimi i skuadrës i është besuar Salvatore Boccheti-t. Adriano Galliani ka zgjedhur në krye të stolit ish-trajnerin e Milanit, i cili ka një objektiv të vështirë.

Te Monza kërkohet mbijetesa, pasi mbajnë vendin e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara. Një njoftimin e klubit, thuhet se Bocchetti ka nënshkruar kontratë deri më 30 Qershor të vitit 2027.

 38-vjeçari ka eksperiencë të vogël si trajner, ka drejtuar vetëm Veronën vetëm dy sezone më parë, ndërsa tani synon të lërë shenjë në elitën e futbollit italian. /tvklan.al