Fiorentina regjistroi humbjen e dytë radhazi në Serinë A. Pas disfatës me Interin, skuadra nga Firence u mposht në shtëpi nga Como me rezultatin 2-0.
Triumf i merituar i miqve, që ishin dominues gjatë gjithë kohës. Diao zhbllokoi sfidën në minutën e 41-të, ndërsa Nico Paz vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 66-të.
Ky triumf i Como-s i bën nder edhe Milanit, në garën për një vend në Champions. Fiorentina mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë, 1 pikë më shumë se Milani i vendit të shtatë, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur me Bologna-n dhe në rast se fitojnë, ngjiten në klasifikim.
Në krahun tjetër, Como renditet në vendin e 13-të me 25 pikë të grumbulluara dhe ky sukses vjen pas tre humbjeve radhazi. /tvklan.al