Qeveria e konsideron të përmbushur premtimin për rritjen e pagës mesatare në sektorin publik.

Në një konferencë të posaçme për mediat, ministri Financave, Petrit Malaj theksoi se me rritjen e këtij viti, Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj për pagën mesatare edhe në rajon.

“Paga mesatare mujore për një të punësuar në sektorin publik, ka arritur në masën 96 mijë e 856 Lekë ose 987 Euro.”

Rritja në sektorin privat, sipas ministrit të Financave, ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në rritjen e pagës mesatare të përgjithshme, duke përfshirë edhe sektorin privat.

Ministri i Financave theksoi se edhe sektori privat duhet të reflektojë të njëjtat dinamika sa i përket pagave, ashtu si në sektorin publik. Një tjetër rezultat pozitiv në sektorin ekonomik, qeveria vlerëson edhe rënien e papunësisë.

Kreu i Financave bëri të ditur gjithashtu se në fund të vitit do të miratohet akti normativ për rishikimin e buxhetit 2024, ku do të përcaktohet edhe bonusi i pranverës për pensionistët.

Tv Klan