Ashtu siç ishte premtuar, tashmë qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët, përkatesisht 100 Euro për ata që kanë pension mujor nën 20 mijë Lekë dhe 50 Euro për ata pensionistë, që marrin mbi 20 mijë Lekë sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj.
Petrit Malaj, ministër i Financave: Në pranverë do të përfitojnë një bonus prej 10 mijë Lekësh ose rreth 100 Euro të gjithë ata pensionistë që kanë një pension nën masën 20 mijë Lekë. Ndërkohë të gjithë ata pensionistë që kanë një pension mbi 20 mijë Lekë do të përfitojnë një bonus prej 5 mijë Lekësh ose rreth 50 Euro.
Gjithashtu sipas ministrit Petrit Malaj mbështetje do të ketë edhe për fermerët.
Petrit Malaj, ministër i Financave: Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë Lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.
Qeveria do të alokojë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë Lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
Klan News