Irani ka paralajmëruar Izraelin për një valë tjetër sulmesh me raketa. Ebrahim Azizi, kreu i Parlamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Komitetit për Politikat e Jashtme tha për mediat në Iran se ky sulm ishte vala e parë e sulmeve të Gardës Revolucionare.

Ai tha se në shënjestër të tyre kanë qenë qendrat ushtarake izraelite, por mund të kenë goditur edhe qendra civile për shkak të përllogaritjeve që mund të jenë bërë gabim.

“Nëse Izraeli bën gabim sërish do të ketë një valë të dytë akoma më shkatërrimtare”, tha ai.

Azizi tha se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli nuk mund t’i kundërpërgjigjet sulmeve të Iranit.

Edhe Presidenti i Iranit, Massoud Pezeshkian mbrojti vendimin për sulmin e sotëm dhe paralajmëroi Izraelin në një postim në rrjetet sociale.

Ai thotë se bazuar në të drejtat legjitime të Iranit me qëllimin për paqe dhe siguri për Iranin dhe rajonin, Izraelit iu dha një përgjigje vendimtare në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë.

Po ashtu iu drejtua Netanyahu-t duke i thënë se Irani nuk është nxitës lufte, por do të qëndrojë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi. Ai paralajmëroi Izraelin se sulmi ishte vetëm një pjesë e aftësive të Iranit dhe të mos përfshihet në një konflikt me vendin e tij./tvklan.al