Qarku Sonoma në Kaliforni e Veriut është nën pushtetin e ujit. Shirat me intensitet të lartë bënë që niveli i ujit të rritet ndjeshëm, duke shkaktuar përmbytje të rënda në sipërfaqe të mëdha vreshtash në qytetet Forestville dhe Santa Rosa.

Në disa zona, niveli i ujit arriti në dhjetra centimetra, ndërsa era e fortë rrezoi linjat e energjisë elektrike dhe pemë, duke lënë mijëra familje pa energji. Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar mbyllje të disa rrugëve, duke detyruar automjetet të ndryshojnë itinerarin.

Një stuhi dimërore solli borë të madhe në pjesë të Nju Xhersit dhe Pensilvanisë. Stuhia hodhi rreth 30 centimetra borë duke mbuluar rrugët dhe duke vështirësuar qarkullimit e automjeteve. Reshjet e para të borës në sezonin e dimrit bënë që shkollat ​​dhe bizneset të mbyllen në të gjithë rajonin.

Tv Klan