Rajoni i Girona është rajoni më i fundit në Spanjë që është goditur nga moti i keq. Uji që ka vërshuar nëpër rrugë si pasojë e shirave të dendura ka “rrëmbyer” dhjetëra makina, pa shkaktuar, për fat të mirë, asnjë të lënduar.
Stuhia goditi në orët e para të kësaj të premte rajonin me shira të dendur që nuk zgjatën shumë. Sipas El Mundo, autoritetet lokale kishin paralajmëruar për mundësinë e përmbytjeve të tjera, megjithatë, disa banorë nuk i ndoqën udhëzimet duke bërë që uji të merrte përpara makinat e tyre.
Ndërkohë, nga përmbytjet e fundit ende rezultojnë të zhdukur 93 persona ndërsa bilanci i viktimave është 219.
Klan News