Stuttgart u turpërua nga Cervena Zvezda, me serbët që fituan me shifrat e thella 5-1 në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në Champions League.

Një rezultat surprizë, duke ditur se gjermanët në këtë përballje vinin si favoritë. Miqtë e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me Demirovic në minutën e 5-të, por Crvena Zvezda përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë me golat e Krunic dhe Silas.

Në fraksionin e dytë, serbët shënuan edhe tre herë të tjera, me Ivanic dhe Radonjic me dopietë, për të vulosur shifrat në 5-1.

Në takimin tjetër që u luajt paralelisht, Girona pësoi humbjen e radhës, pasi u mposht minimalisht nga Sturm Graz.

Për austriakët kjo është fitorja e parë në Champions, pas katër humbjeve radhazi. /tvklan.al