Liverpool regjistroi fitoren e gjashtë, në po kaq ndeshje në Champions League. Anglezët triumfuan minimalisht ndaj Gironës në Spanjë.

Vendosi një gol i shënuar nga Salah me penallti në minutën e 63-të, për t’i dhënë 3 pikët e radhës të kuqve.

Liverpool mban vendin e parë me 18 pikë, duke u shfaqur si skuadra më në formë e momentit.

Sfida tjetër mes Dinamo Zagreb dhe Celtic, nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim pa gola. /tvklan.al