Artem Dovbyk e dëshironte aq shumë kalimin te Roma, saqë pagoi nga xhepi i tij një milion e gjysmë Euro, të nevojshme për të mbyllur marrëveshjen mes Gironas dhe verdhekuqve.
Ukrainasi kishte një marrëveshje me shkrim me klubin spanjoll në bazë të së cilës në rast të një rishitjeje në të ardhmen, do t’i takonte një milion e gjysmë euro.
Por 27-vjeçari zgjodhi që të mos t’i merrte paratë.
Kështu, klubi spanjoll kishte një milion e gjysmë euro më shumë, të cilat ia zbriti Romës nga shuma e përgjithshme që duhej të paguante.
Dovbik kushtoi 38.5 milionë Euro përveç bonuseve, në vend të 40.
Ky vendim i sulmuesit 27-vjeçar tregoi se sa ai realisht e dëshironte që të transferohej në “Olimpiko”, për të nisur një kapitull të ri të karrierës së tij.
Tv Klan