Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një marrëdhënie shumë të mirë midis motrave dhe vëllezërve. 3 motrat, Zybetja, Minushja dhe Servetja erdhën në studio për t’i bërë një surprizë vëllait të tyre, i cili ditën e sotme feston 60-vjetorin e lindjes.
Ato rrëfyen se vëllai Besniku, vazhdimisht organizon surpriza dhe i çon në udhëtime brenda dhe jashtë vendit.
Një nga sfidat që ato kanë është pesha e tepërt dhe vëllai u ka premtuar se nëse dobësohen, do iu japë 1 milion lekë.
Ardit Gjebrea: Besniku ka ditëlindjen?
Zybetja: Po!
Ardit Gjebrea: Sa vjeç mbush?
Zybetja: 60! Ai na bën shumë surpriza neve, jashtë mase! Në çdo vend na ka çuar, në komplet gjithë Shqipërinë po, por na ka çuar edhe në Zvicër. Më ka bërë edhe mua një surprizë shumë të bukur. Kur mua më thanë doktorët që ti je me një sëmundje shumë të keqe, edhe unë vajta në Itali, tek nusja e vëllait dhe tek nipërit e mi. Edhe ata më çuan tek doktori dhe unë dola me sukses atje, më thanë doktorët nuk ke atë lloj sëmundje. Edhe nusja e vëllait e mori Besnikun në telefon dhe i tha që kam dalë shumë mirë nga shëndeti. Edhe ai u nis rrugëve, natën ka marrë 3 motrat e mia dhe nusen e vet dhe ka udhëtuar gjithë natën, vetëm për të ma bërë mua surprizë. Nga gëzimi i madh që kishte që unë dola mirë, ai mori rrugën për në Itali, ka ardhur për në Itali.
Ardit Gjebrea: Do flasim dhe për peshën! Se ky është problem i madh shumë!
Zybetja: Problem i madh shumë! Besniku na ka dhënë fjalën neve. që kush dobësohet 1 milion lekë keni!
Ardit Gjebrea: Kështu ju ka thënë?
Zybetja: Po ai vetë është i shëndoshë, u dobësua një kohë, por prapë e mori veten!
Ardit Gjebrea: Po ju nuk u dobësuat?
Zybetja: Për Zotin Ardit, unë e mbajta 10 ditë, pa gënjeshta. Për 10 ditë nuk hëngra, as piva. Vetëm darkë hëngra sallatë jeshile, lakër, ndonjë vezë të zierë.
Ardit Gjebrea: Po i shton një nga një!
Zybetja: Si u peshova, gjysëm kile kisha humbur në 10 ditë. Më tha burri, o grua ha ti se e ke ne gen, nuk është se po mban dietë, ti nuk dobësohesh. E prisha me thënë të drejtën.
Ardit Gjebrea: Iku 1 milinshi!
Zybetja: Iku 1 milionshi. Nuk e fitova 1 milionshin!/tvklan.al