Tre motra zgjodhën rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për t’i bërë një surprizë vëllait të tyre. Besniku feston sot ditëlindjen dhe Zybetja Minushja dhe Servetja menduan të organizonin për të diçka të veçantë dhe që ai do e mbajë mend për gjithë jetën.

Vazhdimisht ai organizon për motrat supriza shumë të bukura dhe prandaj ato menduan që ky 60-vjetor të ishte i veçantë për të.

Kur vëllai i tyre vjen në studio mbetet i habitur dhe shprehet se atë që bëjnë motrat për vëllezërit, nuk e bën asnjeri. Motrat kanë edhe një kërkesë për vëllain e tyre, që ai t’iu japë fjalën që do dobësohet.

Besniku: Ardit po pate motër, duhet ta respektosh dy herë motrën. Se çfarë bëjnë motrat për vëllezërit, nuk e bën asnjeri. Mua me shpirt më kanë respektuar dhe do t’i respektoj deri në vdekje. Unë jam më i vogli dhe çfarë dëshirash kanë ato, unë kam dëshirë t’i plotësoj. Kjo është kënaqësia e jetës time.

Zybetja: Na i ke plotësuar gjithë dëshirat! Gezuar ditëlindjen!

Minushja: Harmoni të kesh!

Zybetja: U bëfsh sa më shpejt gjysh, se ti i do shumë fëmijët.

Servetja: Tani shiko veten tënde, boll na pe ne!

Zybetja: Jemi me fat që të kemi vëlla!

Besniku: Duhet të jemi grup komplet, që të jemi mirë. Sa më të bashkuar të jemi, jemi më të fortë dhe më të mirë!

Ardit Gjebrea: Kanë edhe një mesazh tjetër për të të dhënë!

Zybetja: Niku kam një mesazh për ty, edhe unë bashkë, edhe Minushi, ne duam të dobësohemi. Po të japim fjalën, të jap fjalën që unë do dobësohem. Por edhe ti të më japësh fjalën që do dobësohesh, se shëndeti vetëm sëmundje është. Prandaj të më japësh fjalën që do dobësoshesh!

Besniku: Patjetër! Kush të do të mirën, të thotë ulu në peshë!/tvklan.al