Jose Mourinho njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm, për trofetë e fituar, por gjithashtu ai di të tërheqë vëmendjen edhe me sjelljet e tij.

Tekniku portugez, ka qenë nga më të ndëshkuarit në sezonet e fundit në Serinë A, në drejtimin e Romës.

“Special One”, protestonte shpesh ndaj vendimeve të arbitrave dhe kjo bënte që ta ndëshkonin me kartonë. Madje u pezullua disa herë edhe nga Federata.

Megjithatë, Mourinho nuk ndryshon as në Turqi. 61-vjeçari bëri debutimin në Superligë, në drejtimin e Fenerbahce, në sfidën që ekipi i tij fitoi minimalisht ndaj Adana Demirspor.

Mourinho u pa disa herë të protestojë ndaj arbitrave, duke mos qenë i bindur për vendimet e tyre. Pas disa paralajmërimeve, portugezi u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri, me qëllim që të ndalte protestat e tij të njëpasnjëshme. /tvklan.al