Jose Mourinho thumboi Manchester Cityn dhe rivalin e tij të vjetër Pep Guardiolën, duke thënë se ende nuk ka hequr dorë nga shpresa për të fituar një bonus nga Manchester United.

Nëse Citysens ndëshkohen për thyerjen e rregullave financiare, “Djajve të kuq’ do t’u shtohet një titull. Në sezonin 2017-18, United i drejtuar nga portugezi e mbylli sezonin në vend të dytë, pas City-t.

Murinjo i cili drejton Fenerbahçen në Turqi, do të përballet me ish-ekipin e tij, United në mbrëmjen e së enjtes në Ligën e Europës.

“Siç e dini, ne fituam Ligën e Europës dhe e mbyllëm të dytët në Premier Ligë. Unë mendoj se ne kemi ende një shans për ta fituar atë kampionat, sepse nëse ata ndëshkojnë Sitin me pikë, ndoshta ne e fitojmë titullin dhe më pas ata duhet të më paguajnë bonusin dhe të më japin medaljen!”

Siti do ta kishte fituar kampionatin nëse thyente United në derbin e Mançesterit në prill të 2018. Ata po kryesonin 2-0 përpara se ekipi i Murinjos të reagonte dhe ta përmbyste rezultatin në 3-2.

Por skuadra e Guardiolës u kurorëzua kampione e Premier Ligës një javë më vonë, kur “Djajte e kuq” u mposhtën nga Uest Bromi.

Që kur u transferua në Turqi, Mourinho ka lënë shenjën e tij në Superligën turke, me Fenerbahçen të pozicionuar në vend të katërt në renditje, tetë pikë pas Gallatasarait kryesues.

Por më shumë ai ka tërhequr vëmendjen me sjelljen e tij në stol, ndërsa episodi i fundit i komentuar ishte vendosja e një laptopi përpara kamerës me një pamje të një rasti ku portugezi pretendonte si një gabim arbitrimi.

Klan News