Supersfida e javës së 27-të në Serinë A, nuk prodhoi fitues. Napoli dhe Inter ndanë pikët pas barazimit 1-1 në stadiumin “Diego Maradona”.

Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi. Vendasit ishin më kërkues për shumicën e kohës, por golin e parë e gjetën miqtë.

Në minutën e 22-të, Dimarco i dha avantazhin Interin me një supergol nga goditja e dënimit. Vendasit provuan të reagojnë dhe iu afruan barazimit, por rezultati nuk ndryshoi më në pjesën e parë.

Edhe e dyta foli për ekipin e Antonio Conte-s, që kërkoi me ngulm barazimin, të cilin e gjeti vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Në minutën e 87-të, ishte Philipp Billing, i cili përfitoi nga një top i marrë në zonë, për ta ndalur në rrjetë.

Me këtë barazim, Interi mban vendin e parë me 58 pikë, ndërsa Napoli ndjek në vendin e dytë me një pikë më pak. /tvklan.al