Uji mbahet me krahë dhe hajvan, pamjet krahasohen me mesjetën. Njerëz të mbingarkuar nga pesha dhe hallet. Elona është 20 vjeç dhe duket se është bërë burri i familjes, prej vitesh ajo e bën këtë rrugë edhe 3 herë në ditë. Ujin e kanë një kilometër larg dhe për kaq investim vuan dhe pjesa më e madhe e një fshati rrugës së Vorës. Kaq pranë qëndrës uji mbushet me kafshë e karroca, të mëdhenj e të vegjël nisen herët për të mbushur ujë për gjithë ditën, shpirti ju ka ardhur aty ku nuk mban më, 2 vite që krahet e tyre shtyjnë ferrin.
“Kam bërë 20 copë gjilpëra se po vdisja duke mbajtur ujin me karrocë, a nuk shikon kjo qeveri, a nuk e shikon qe po vdesin njerëz. Na është mërzitur shpirti, jam 7 veta në familje, kam dy pleq në shtëpi që duan të lahen”.
“Erdhi për të hapur kryetari i bashkisë një çesem publike, një pjesë personash mbase dhe i dëmton, e kundërshtuan dhe ai detyrimisht e la”.
Prindërit kanë hallin e vajzave se nuk ja u merr njeri teksa i sheh me bidona dhe karroca. Përveç lodhjes, uji ka dhe rrezikun për jetën. Tubacioni kalon shumë pranë shinave të trrenit dhe kështu shpesh tek mundohen të zgjasin jetën për të mos vdekur nga etja, shpejt mund ta shkurtojnë atë nga aksidentet.
“Ka vrarë trreni një grua, nga Vora kalonte për të mbushur ujë tek hekurudha, kalojë për të mbushur ujë me gomar e shtypi trreni, i la fëmijët në rrugë. Populli vuan për ujë, me gomar si në mesjetë, prej majës së kodrës duke mbushur ujë me gomar”.
Fshati Marqinet dhe të tjerë pranë tij mbushin në tubacionin kryesorë që çon ujin në Durrës. Uji është bërë stresi i ditës, më tepër ju besojnë të genjeshtrave, pasi ato që ju shiten për të vërteta kurrë nuk i janë ofruar. Ata presin që edhe këtë fushatë do ti premtohet ujë nëpër shtëpi, por nuk kanë për ta degjuar./tvklan.al