Pablo Gavi po përgatitet për tu rikthyer në fushë, pas një dëmtimi të rëndë që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Mesfushori është jashtë prej 10 muajsh, por duket se pritjes po i vjen fundi. Spanjolli zhvilloi stërvitjen e parë me pjesën tjetër të skuadrës te Barcelona.
Lojtari kishte nisur stërvitjen individuale prej një muaji, ndërsa tani është bashkuar me ekipin. Gavi pritet të grumbullohet nga trajneri Flick pas disa javëve.
Gavi u dëmtua rëndë në muajin nëntor të vitit të kaluar, teksa këputi ligamentet në gjurin e tij dhe nga ajo kohë ka qenë jashtë fushave të blerta. /tvklan.al