Duket se epidemia vdekjeprurëse e “murtajës së dhive” në Greqi është afër fundit. Autoritetet greke kanë vendosur heqjen e pjesshme të masave mbrojtëse që ishin marrë më herët për të frenuar sëmundjen.
“Lëvizja e bagëtisë për therje do të lejohet nga e hëna në njësitë rajonale që nuk janë prekur nga murtaja e dhive”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Bujqësisë.
Më shumë se njëzet ferma janë infektuar, kryesisht në qendër të vendit, ku edhe u raportua fillimisht epidemia. Si rrjedhojë, mijëra dhi e dele u asgjësuan për të frenuar përhapjen e virusit në vend, i cili është shumë ngjitës dhe shkakton sëmundje të rënda dhe ngordhjen e bagëtive.
Nuk transmetohet te njerëzit, por mund të vrasë deri në 70% të dhive e deleve të infektuara. Identifikimi i një rasti sjell asgjësimin e të gjithë tufës, më pas dezinfektohet ferma dhe kafshët në zonat pranë testohen për sëmundjen.
Klan News