Bayern Munich dhe Jamal Musiala, prej kohësh janë në bisedime për rinovimin e kontratës mes tyre, e cila skadon në Qershor të vitit 2026.

Kur dukej se gjithçka po shkonte në rrugën e duhur dhe pritej zyrtarizimi, negociatat janë ndalur.

Sipas asaj që raportohet nga “Sky” në Gjermani, përfaqësuesit e Musiala-s kanë pretendime të tjera, në lidhje me ofertën e bërë nga Bayern Munich.

Shifrat nuk janë zbuluar, por thuhet se lojtari kërkon një kontratë më e gjatë nga ajo e ofruar nga klubi dhe një pagë më të lartë.

Gjithashtu kërkohet një klauzolë jo shumë e lartë në rast largimi. Drejtuesit e Bayern Munich i kanë shtyrë bisedimet për vitin e ardhshëm, duke shpresuar që Musiala dhe përfaqësuesit e tij të ulin pretendimet. /tvklan.al