“Deputeti i dënuar votoi edhe qeverinë e Albin Kurtit”
Kreu i LDK-së Isa Mustafa e ka quajtur të padrejtë dhe joprofesional vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti. Sipas tij deputeti Arifi vota e së cilit është cilësuar jolegjitime ka votuar edhe qeverinë Kurti, edhe kryesinë e Kuvendit, por askush nuk është marrë me këtë rast. Megjithatë tha se e respektojnë këtë vendim.
“Nëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ky deputet nuk ka pasur mandat që nga fillimi sepse ka qenë i dënuar atëherë duhet që mandati i tij të zbritet nga mandatet e 120 deputetëve dhe mbetet që përsëri qeveria Hoti është e votuar me shumicën e deputetëve”.
“Asnjë gjykatë në Kosovë nuk duhet të dalë dhe të sillet si organ suprem i shtetit të Kosovës dhe ai pastaj ndan drejtësinë sepse është Kushtetuta që i ka përcaktuar rregullat e sjelljes dhe nuk mundet gjykata kushtetuese në çdo rast të shkruaj pjesë të Kushtetutës ashtu siç ndodh tek ne”.
Derisa po flitet për koalicione parazgjedhore në vend LVV thotë se është e hapur vetëm për Vjosa Osmanin duke përjashtuar kështu partitë e mëdha. PDK-ja në zgjedhje thotë se do të garojë e vetme, por pas zgjedhjeve thotë se është e hapur për të diskutuar me të gjitha partitë për koalicion paszgjedhor.
Edhe AAK ka deklaruar se do të shkojë e vetme në zgjedhje ndërsa është e hapur për koalicion paszgjedhor me të gjitha partitë politike.
Tv Klan