Jo vetëm deti dhe mallet, por edhe turizmi kulturor dhe historik po thith çdo vit dhe më shumë turistë të huaj dhe vendas. Apollonia është një nga sitet kulturore më të vizituara.
Nëpërmjet një vidjoje të postuar në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shkruan se, “Apollonia, qyteti antik që tërheq turistë nga e gjithë bota për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.”
Vizitorët e huaj thonë se e kanë zbluar Shqipërinë, por edhe Apolloninë nga interneti.
“Ne duam të vizitojmë çdo vitë një shtet. Këtë vit vendosëm të vizitojmë shqipërinë. Na pëlqejnë foto dhe gjërat që ju keni. Kemi planifikuar të vizitojmë gjithë Shqipërinë. Filluam nga Tirana, shkuam në jug në plazh 2-3 ditë dhe tani do shkojmë në veri. Ky është një nga vendet historike më interesante për të vizituar.”
Ndërsa të tjerë thonë se do të rikthehen sërish vitin tjetër.
“Me të vertetë shumë vend i bukur historik. Ne kemi vetëm një javë kohë dhe do ikim në pjesën jugore të vendit. Por mendoj se do t`ja sygjerojë familjes time dhe të vimë sërish vitin tjetër për të parë veriun e vendit.”
Sipas të dhënave zyrtare, numri i vizitorëve në parkun arkeologjik të Apllonisë ka ardhur në rritje, vetëm për periudhën pesë mujore të këtij viti e kanë vizituar rreth 40 mijë turistë, duke pësuar një rritje me rreth 63% në krahasim me vitin e shkuar.
Klan News