Ky imam që po i prin këtij xhemati është hiq më pak se myftiu i Bosnjës, Mustafa Ceriq. Ai nuk po fal namaz në ndonjë xhami të Sarajevës.

Është në xhaminë e Çarshisë, në kryeqytetin e Kosovës. Prijësi shpirtëror i myslimanëve te Bosnjës po qëndron për një vizitë tre ditëshe në Kosovë.

Ceriq tha se ka ardhur këtu për ta përkrahur të drejtën e kosovarëve për te jetuar të lirë.

Mustafa Ceriq: “Ne jemi të lumtur që populli shqiptar pas shumë vuajtjeve dhe të këqijave ka arritur ta fitoi lirinë e vet. Dëshiroi t ju përcjell “selam” nga Sarajeva më shpresë qe fëmijët tanë në ta ardhmen të miqësohen më shumë dhe të mos jenë në frikë nga gjenocidi, sulmet dhe ta gëzojnë lirinë qe na ka falur Zoti”.

Ndërsa myftiu i Kosovës, Naim Ternava, me ftesën e të cilit u realizua kjo vizitë tha se është e nevojshme që te rritet bashkëpunimi në mes dy vendeve.

Naim Ternava: “Ne bashkërisht të studiojmë mundësinë e një bashkëpunimi sa më të madh këtu në rajon, duke e ditur se vërtetë ne jemi dy kombe që autokton dhe i përkasim më shumicë besimit islam”.

Fakt i përbashkët shqetësues për këta dy prijës fetarë është mos-përfshirja e Kosovës dhe Bosnjës në procesin e liberalizimit të vizave.

Mustafa Ceriq: “Nuk pajtohem me faktin që Bosnja Hercegovina dhe Kosova nuk janë përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave. Nuk është korrekte që ata që kanë bërë krime të shpërblehen, kurse viktimat të dënohen”.  

Mustafa Ceriq, gjatë paradites është pritur edhe nga presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, i cili i ka kërkuar atij  që te loboi më shumë ne vendet arabo-islame për njohjen e republikës se Kosovës./tvklan.al