Deputeti Myslim Murrizi ka nisur me kritika fjalën e tij në këtë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për shkak të masave kundër COVID-19.

Murrizi shprehu kritikat për mënyrën se si projektligjet që janë futur për votim në seancën e sotme, teksa ka kritikuar edhe disa prej kolegëve të tij të opozitës së re në Parlament.

Teksa i drejtohej kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Myslim Murrizi u shpreh se janë 10 deputetë të dalë nga listat e LSI dhe PD që votojnë për qeverinë.

Kam vërejtje për nenin 48 pika 3 që nuk është zbatuar i rregullores së kuvendit. Thuhet kur Konferenca e Kryetarëve e çmon të nevojshme për një çështje konkrete do të ketë limit kohor për të folur, jo për gjithë seancën dhe për 23 çështje ne të kemi një kohë shumë pak në krahasim me atë që deputetët, sidomos pjesa e opozitës, dhe nuk flas për atë opozitë që luajnë kokën kur flet i madhi juaj, as që fërkojnë duart as që duartrokasin, por për ata që nuk janë dakord me çfarë ka bërë kjo mazhoranca juaj. Nëse për një çështje të caktuar do të vendosej afat kohor, do të isha dakord. Po të shqyrtohen 23 pika dhe e gjithë të 3 grupet, se grupe artificiale mund të krijojë Taulanti i ka numrat për 11 grupe parlamentare dhe mund ta ndajë kohën me 11 grupe të 78 deputetëve, por koha ndahet mes pozitës dhe opozitës. Ke 10 deputetë të ardhur nga listat e LSI-PD që nga dita që janë ulur këtu votojnë për Taulantin, e nuk mund të na i vësh ne opozitë. As na i cakton ti se kush është opozita”, deklaroi deputeti Myslim Murrizi. /tvklan.al