Ruçi nuk i bind për të votuar reformën elektorale
Vetëm një takim me Kryeministrin do të qetësonte opozitën parlamentare që sot ka bojkotuar Konferencën e Kryetarëve dhe pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.
Edhe takimi me Gramoz Ruçin nuk ka lëkundur qëndrimin e 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës për të mos votuar amendimet në Kodin Elektoral deri sa në marrëveshjen e dakordësuar nga Këshilli Politik të përfshihen dhe kushtet e tyre që kryesohen nga listat e hapur për deputet.
“Ruçi na mbështeti, por ne s’mund të pranojmë që të votojmë një marrëveshje që s’është bërë në Parlament”.
Mazhorancës i duhen vetëm 6 kartona jeshil që të bëjë kuorumin e nevojshëm për të miratuar amendimet në Kodin Zgjedhor. Këtë të mërkurë, deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar votën pro për këtë draft, gjë që nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e opozitës.
Opozita parlamentare e quan marrëveshjen Rama – Basha pazar dhe jo zgjidhje të problemeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet në vend.
Tv Klan