Deputeti Myslim Murrizi ka braktisur mbledhjen e Këshillit Politik dhe shprehet se palët po zihen me njëra-tjetrën për letrën që duhet t’i dërgohet OSBE-së.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga mbledhja, ligjvënësi tha se palëve u ka ngelur sharra në gozhdë dhe janë bërë pishman për ndryshimet në Kushtetutë.

Më tej ai shtoi se përfaqësuesit në Këshillin Politik rrinë kot dhe nuk kishin bërë asgjë në mbledhjen e sotme.

Listat e hapur dhe propozimi i kandidatëve janë votuar me 106 vota në Kushtetutë dhe nuk i ndërron dot ky këshill. Po zihen për një letër, që t’ja dërgojnë OSBE-së. Pse mos i drejtohemi OSBE/ODIHR? Deri më 31 dhjetor është i madhi i Gjiknurit në krye të saj. Këta i drejtohen Ramës. Deri më 31 dhjetor dezhurn te kjo OSBE është Rama”, u shpreh deputeti.

Më tej ai shtoi se kërkon që qytetarët të zgjedhin dhe të përmbushet ëndrra e 30 viteve më parë kur u rrëzua komunizmi./tvklan.al