Mbledhja zhvillohet në orën 19:00
Një ditë pas kërkesës së depozituar për një takim të dytë me Kryeministrin Rama, kreu i qeverisë ka pranuar të diskutojë sërish me përfaqësuesit e opozitës kërkesat e kësaj të fundit për reformën zgjedhore.
Takimi do të mbahet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen pas atij të zhvilluar në 10 Qershor.
Dy deputetët Murrizi e Stojku të hënën paralajmëruan votën kundër në Kuvend për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të 28 deputetëve opozitarë, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre.
Opozita parlamentare kërkon ndryshimin e sistemit elektoral, hapjen e listave, vendosjen e pragut 5%, si dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore.
Për votimin e Kodit Elektoral nevojiten 84 vota dhe mazhoranca është shprehur se nëse ato nuk arrihen në Kuvend, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një kompromisi me opozitën parlamentare për të plotësuar ndonjë prej kërkesave të saj.
Tv Klan