Bashkitë e djathta nuk do të njohin zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel. Në një intervistë për Al Jazeera, Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu la të kuptohet se do të qëndrojë në detyrë edhe nëse KQZ do t’i japë mandatin Kryebashkiakut të ri.
“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”.
Ndërsa, kreu i Partisë Demokratike kritikon ashpër ndërkombëtarët për mosreagimin ndaj përgjimeve të Bild.
“Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin z.Rama me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”.
Al Jazeera e mbyll reportazhin duke thënë se nëse kriza politike në Shqipëri thellohet, bisedimet me Bashkimin Europian do të zgjasin me vite.
Tv Klan