Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, publikoi listën me lojtarët që do të grumbullohen për ndeshjet e muajit shtator, në Ligën e Kombeve, ndaj Hungarisë dhe Holandës.
Si rrallëherë, “pancerat” nuk do të kenë emra të rëndësishëm, si Manuel Neuer, Toni Kroos, Ilkay Gundogan dhe Thomas Muller, të cilët njoftuan gjatë kësaj vere tërheqjen nga kombëtarja.
Gjithashtu bie në sy, se në listë nuk është as futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda. Për sulmuesin, u tha se në ndeshjet e vjeshtës do të grumbullohej nga kombëtarja e parë e Gjermanisë, por kjo nuk do të ndodhë.
Mesfusha është reparti me më shumë zgjedhje për trajnerin Nagelsmann, aty ku bëjnë pjesë emra si Andrich, Can, Fuhrich, Grob, Musiala, Pavlovic, Stiller dhe Wirtz.
Më 7 shtator, Gjermania pret në shtëpi kombëtaren e Hungarisë, ndërsa tre ditë më vonë përballen më Holandën në transfertë. /tvklan.al