Naim Qassem do të jetë drejtuesi i ri i grupit libanez të Hezbollahut. Në një deklaratë grupi militant tha  se Qassem u zgjodh në këtë detyrë për shkak të përkushtimit të tij ndaj parimeve dhe qëllimeve të Hezbollahut.

71-vjeçari pason Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit më shumë se një muaj më parë.

Ai ka shërbyer më herët si Zëvendës sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut dhe ka qenë një figurë e lartë në lëvizjen e mbështetur nga Irani për më shumë se 30 vjet.

Postin e nënkryetarit e mori në vitin 1991 nga sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i grupit të armatosur, Abbas al-Musaw, i cili u vra nga një sulm ajror i Tel Avivit që shënjestroi automjetin e tij duke i shkaktuar vdekjen gjithashtu guas, djalit të tij pesëvjeçar dhe katër personave të tjerë.

Ai ka qenë një nga zëdhënësit kryesorë të Hezbollahut, duke dhënë shumë intervista për mediat ndërkombëtare.

Klan News