Partia Socialiste ka përforcuar qëndrimin se nuk lëviz nga kërkesa për hapjen e kutive, pavarësisht rekomandimeve te ndërkombëtareve dhe reporterëve te Këshillit te Evropës qe kërkojnë nga socialistet te lënë mënjanë bojkotin dhe t’i drejtohen parlamentit.
Namik Dokle ka ritheksuar se hapja e kutive te 28 Qershorit mbetet kusht i panegociueshëm.
Namik Dokle: “Krerët e qeverisë dhe të Partisë Demokratike çdo ditë kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë frazën absurde se pranojnë çdo lloj hetimi, por jo hapjen e kutive. Po çfarë hetimi të zgjedhjeve mund të bëhet pa hapjen e kutive dhe shqyrtimin e gjithë dokumentacionit zgjedhor që ato përmbajnë. Nuk mund të flitet për shumicë të opozitës në komisionin hetimor kur kësaj shumice i mohohet apriori kërkesa për hapjen e kutive.”
Dokle ka ripërsëritur qëndrimin e grupit parlamentar socialist, se nuk mund të ketë zgjidhje të situatës aktuale politike pa dialog serioz, i cili ne thelb sipas tij duhet te parashikojë hetimin e plotë të zgjedhjeve, përfshirë këtu dhe hapjen e kutive./tvklan.al