Pas SHBA, është NATO që për herë të parë konfirmon se trupat e Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi dhe po operojnë në rajonin kufitar të Kurskut.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Mark Rutte tha se ai mund të konfirmojë lajmin pas një takimi të mbajtur me zyrtarët e sigurisë dhe mbrojtjes të Koresë së Jugut.

Rutte tha se dislokimi i trupave përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm dhe një zgjerim të rrezikshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është një kërcënim për sigurinë dhe  minon paqen në Gadishullin Korean. Por vendosja e trupave të Koresë së Veriut në Kursk është gjithashtu një shenjë e dëshpërimit në rritje të Putin. Mbi 600,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e Putinit dhe ai nuk është në gjendje të përballojë sulmin e tij në Ukrainë pa mbështetjen e huaj.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke cituar raportet e inteligjencës, pretendoi të premten e kaluar se trupat e Koresë së Veriut do të ishin në fushën e betejës brenda disa ditësh. Ditë përpara se Zelenskyy të bënte këtë deklaratë , zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë thanë se kishte prova që Koreja e Veriut kishte dërguar trupa në Rusi.

Klan News