“The Brutalist“dhe “Emilia Perez“ janë dy filmat që triumfuan në natën e ndarjes së çmimeve me rëndësi ndërkombëtare për kinematografinë “Golden Globes“.

3 trofetë më të rëndësishëm iu dhanë filmit “The Brutalist” që u vlerësua si drama më e mirë, për aktorin më të mirë në një film dramatik që u shpall Adrien Brody dhe për regjisorin më të mirë kinematografik, që i shkoi Brady Corbetit.

Tre trofe të tjerë i mori “Emilia Perez” që u shpall komedia më e mirë muzikore, filmi i huaj më i mirë dhe u vlerësua për këngën më të mirë të titulluar “El Mal“.

Artistja 62-vjeçare sharmante Demi Moore, dikur më e paguara mes grave aktore, mori Globin e saj të parë të Artë në karrierën 44-vjeçare.

Ajo u vlerësua si artistja më e mirë e një komedie muzikore për performancën si protagoniste në filmin “The Substance“.

“Globe të artë” morën e filma të tjerë si “A diffrent man”,“Conclave”,A real pain, etj.

Tv Klan