Fama e Lamine Yamal, yllit të ri të ekipit të Barcelonës nuk ka të ndalur që nga performanca e tij e jashtëzakonshme në Euro 2024.
Vetëm 17-vjeç, futbollisti ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për aftësitë e tij në fushë, por edhe për jetën e tij personale, e cila kohët e fundit është bërë objekt polemikash dhe thashethemesh.
Pas pushimeve së bashku në Greqi, situata mes Yamal dhe të dashurës së tij të përfolur Alex Padilla ka marrë një kthesë të papritur. Të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, gjë që ka shkaktuar një valë spekulimesh.
Përdoruesit e rrjeteve sociale fajësojnë një video të Alex në shoqërinë e një djali tjetër duke lënë të kuptohet se futbollisti i ri mund të jetë tradhtuar.
Vetë futbollisti ka mohuar se mes tij dhe Alex ka më shumë se miqësi, por kjo nuk ka bindur fansat të cilët e panë udhëtimin e tyre në Greqi si konfirmim të romancës.
Fotot dhe videot e çiftit duke shijuar diellin dhe plazhet greke duket se tregonin se kishte më shumë se thjesht miqësi.
Klan News