Gjashtë ndeshjet e javës së dhjetë në Maqedoninë e Veriut, prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.

Shkëndija e Tetovës, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Tikves. Tjetër hap fals nga kuqezinjtë, në garë për vendin e parë që mbahet nga Rabotnicki me 22 pikë, 3 më shumë se tetovarët.

Me të njëjtin rezultat u ndal edhe Shkupi nga Pelister. Bardheblutë mbajnë vendin e gjashtë me 13 pikë.

Zhgënjeu totalisht Struga që u mposht me shifrat e thella 4-1 nga Sileks dhe mban vendin e pestë me 15 pikë.

Në takimet e tjera, Besa 1976 mposhti Vardarin, ndërsa Rabotnicki mposhti minimalisht Gostivarin. /tvklan.al