Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut për abuzim të çmimeve të produkteve të shportës ushqimore gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës.

Të gjithë ato subjekte që abuzojnë apo rrisin çmimet, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 përqind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Tv Klan