Këtë të Martë, do të luhen katër ndeshjet e para, të vlefshme për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te derbi i Madridit, mes Realit dhe Atleticos. Dy ekipet do të përballen mes tyre, në një sfidë ku spektakli dhe lufta sportive janë të garantuara.

Në një përballje si kjo është e vështirë për të zgjedhur një favorit dhe mbetet gjithçka për tu shijuar.

Transfertë delikate për Arsenalin, që luan në Holandë ndaj PSV Einthoven. Këta të fundit eliminuan Juventusin në “play off” dhe do të synojnë një tjetër surprizë.

Përballje interesante është edhe ajo mes Borussia Dortmund dhe Lille, dy ekipe që kanë bërë shumë mirë në Champions këtë sezon.

Sfida tjetër është Club Brugge-Aston Villa, një tjetër takim ku nuk mund ta zgjedhësh dot favoritin.

/tvklan.al