Aktori i njohur turk Ayberk Pekcan i cili prej disa kohësh po kurohej nga kanceri në mushkëri javën e kaluar është shtruar në spital. 51-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ai mësoi se vuante nga kanceri gjatë një vizite për dhimbjen që kishte në shpinë.

Ayberk Pekcan ka lindur më 22 Maj 1970 në Mersin. Ka përfunduar shkollën fillore dhe gjimnazin nëAdana, ndërsa është diplomuar për Teatër në Universitetin e Arteve të Bukura në Mersin. Artisti nisi karrierën si aktor në Stamboll dhe ka luajtur disa role kryesore në seriale televizive.
Në vendin tonë ai është i njohur nga roli i Artuk Bej në serialin “Ertugrul”të transmetuar në Tv Klan. /tvklan.al