Aktori nuk do të festoj, por do të jetë në xhirime
Ai është një prej aktorëve më të famshëm në Turqi, Berk Atan, i njohur edhe në vendin tonë nga roli i Selimit në serialin “Xhenet” të transmetuar në Tv Klan, është parë një ditë më parë teksa bënte blerje në një qendër tregtare.
I pyetur nga gazetarët ai është shprehur se nuk ka asnjë plan për Vitin e Ri, ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve në këtë fundvit për shkak të kufizimeve të pandemisë.
“Askush nuk duket se ka ndonjë plan. Me shumë mundësi do të jem në xhirime, në punë,” është shprehur aktori.

Berk Atan aktualisht është në xhirime të një seriali të ri që pritet të jetë suksesi i radhës në ekranet turke. /tvklan.al