Sezoni i ri televiziv në Klan nuk i kanë munguar as surprizat nga serialet. Ekskluzivisht në “Rudina”, drejtori i programacionit të Tv Klan,  Albert Dumani zbulon një tjetër surprizë. Serialeve “Familja” me protagonist Kivanç Tatlitug  që këtë herë do të flasë vetëm shqip dhe “Një dashuri”  që ka nisur të shfaqet, do t’u bashkohen edhe dy të tjerë.

Një prej tyre është një surprizë shumë e madhe sepse luan do të jetë aktori dhe këngëtari shqiptar, Bertan Asllani. Ai ka tashmë një karrierë të konsoliduar në Turqi dhe më në fund do të kemi mundësinë ta shohim edhe në ekranin e Televizionit Klan.

Albert Dumani: Pas “Tokë e hidhur””, aktualisht po transmetohet “Sekrete familjare” që ka nisur në Televizionin Klan rreth një vit e gjysmë më parë. Do të jepet edhe seriali “Familja’. Edhe një serial që unë e kam blerë është “Jeta ime e mrekullueshme” me personazhin kryesor që është Zylejhaja. Ndërkohë edhe një serial tjetër, lajm ekskluziv ky te “Rudina”, “Jabani” me aktorin, kompozitorin dhe këngëtarin shqiptar Bertan Asllani. Do të shfaqet vitin e ardhshëm në Televizionin Klan.

Rudina Magjistari:Uau! Bertan Asllani që luan tashmë, atje ka filluar të ketë një sukses.

Albert Dumani: Është bërë një aktor shumë i famshëm në Turqi. Ai ka kompozuar deri më tani muzikë të serialeve dhe filmave turq por që këtë sezon, këtë vit në 2024 ne e kemi parë edhe si aktor dhe do të jetë edhe premierë ekskluzive në Televizionin Klan./tvklan.al