Protesta per rritjen e cmimeve, Florjan Binaj: Nuk i pranojme politikanet, ja kerkesat tona.
Sikurse është diskutuar këto ditë në media, të gjithë jemi njohur me faktin se Shqipëria po përballet nga kriza ndërkombëtare e energjisë, e cila parashikohet të sjellë rritjen e çmimeve të elektricitetit dhe karburanteve të paktën deri në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm. Kjo për faktin se për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar, por jo vetëm për këtë.
Sipas ekspertëve, kjo vjen edhe për shkak të faktorëve të tjerë.Por tregu shqiptar ashtu si dhe tregjet globale po pëballet me valën e rritjes së çmimeve, që përfshijnë edhe produkte të rëndësishme ushqimore, siç janë buka, produktet me bazë miellin, etj. Sigurisht që ky fenomen ka ngjallur shqetësim, debate dhe pakënaqësi në shoqërinë shqiptare. Qeveria shqiptare, ditën e premte ka shpallur gjendjen e emergjencës energjitike duke shpjeguar edhe faktorët që e çojnë tregun shqiptar të përballet me këtë lloj vale të rritjes së çmimeve, megjithatë ka siguruar qytetarët se do të bëjë të pamundurën për të minimizuar rreziqet e kësaj krize dhe ditën e shtunë prezantoi edhe planin e masava për ta përballuar këtë krizë.
E megjithatë, mosbesimi për pasigurinë që i pret përballë kësaj situate ka bërë që qytetarët të mblidhen së bashku në protestë, sot për të dytën herë në bulevardin përpara kryeministrisë. Protesta është duke u zhvilluar aktualisht, ndërkohë që do të kemi një komunikim të drejtpërdejtë nga protesta, konkretisht me Florjan Binaj, aktorin e mirënjohur të humorit, I cili në pozitat e qytetarit konsumator është një ndër nismëtarët e kësaj proteste.
A po i edukojme gabim vajzat, mbi baze stereotipesh gjinore.
Prej vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë për të shpallur 11 Tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Vajza. Atë vit, tema kryesore kishte në fokus ndalimin e martesave të fëmijëve. Qëllimi i kësaj nisme u dedikohet zërit të vajzave të vogla, me synim përveç barazisë gjinore edhe njohjen më shumë të të drejtave të vajzave, duke theksuar mesazhin se fëmijëria e vajzave është shumë e brishtë dhe asgjë nuk mund ta ndikojë atë për keq, ta cënojë apo ta dëmtojë.
Sipas fakteve botërore të mbledhura ndër vite enkas për këtë ditë, përreth globit, vajzat janë tre herë më shumë të kequshqyera se djemtë. Çdo vit rreth dy milionë vajza të moshës 5 deri në 15 vjeç janë të trafikuara, të shitura ose të detyruara të punojnë në tregtinë e seksit; gjithashtu vajzat vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta si në arsim dhe në shërbime të tjera bazë. Në aspektin shëndetësor, të dhënat botërore tregojnë se një foshnje vajzë ushqehet me gji nga nëna deri në tetë javë më pak se një foshnje djalë.
Nga ushqyerja me gji mund të parandalohen rreth një milion vdekje të fëmijëve në vit. Si çdo vit kjo datë vlen të kujtohet për të promovuar përparimin e vajzave dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre. Edukimi është një nga themelet kryesore të rritjes së një fëmijë të pavarurur dhe me vetëbesim të lartë, ndaj edhe ne sot do të flasim sot në program për edukimin e vajzave, edukimin e gabuar mbi bazë stereotipesh gjinore…
Artizanat/ Vathe me lule dhe fruta ne rezine, ja si realizohen.
Punimet handmade janë gjithmonë shumë interesante, jo vetëm se janë punë artistike por edhe shumë të veçanta për mënyrën artizanale me të cilën realizohen. Pikërisht kështu ka nisur pasioni i Viktorias, vajzës e cila ka konkretizuar fantazinë e saj përmes realizimit të aksesorëve të ndryshëm të punuar me dorë, me materiale natyrale si lulet, gjethet, gurët natyralë, rezinës dhe të tjera materiale.