Kosova do të luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. “Dardanët” përballen në shtëpi ndaj Lituanisë, në një sfidë ku kërkohet vetëm fitorja.
Pas situatës kaotike në ndeshjen e kaluar ndaj Rumanisë, ku Kosova braktisi ndeshjen, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, synon 3 pikët.
Te Kosova, janë gjithashtu në pritje të vendimit që do të marrë UEFA, për të mësuar edhe renditjen përfundimtare në grupin C2. Kujtojmë se lojtarët “dardanë” braktisën ndeshjen pak minuta para fundit, për shkak të fyerjeve raciste dhe thirrjeve anti-shqiptare në stadium.
Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë, do të luhet mbrëmjen e kësaj të hëne, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45. /tvklan.al