Për Sokol Arecin, shefin e arbitrave në FSHF, ndeeshja më e vështirë deri më tani e Euro 2024 ka qenë Gjermani-Spanjë. Në komentin e tij në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, arbitri shprehet se ka qenë një përballje e fortë që nga momenti i fillmit të saj. Për ndëshkimin e Toni Kroos, Areci thotë se mund të jetë abuzuar pasi arbitrat kanë instruksione të veçanta për masat disiplinore, tolerancën për rastet e dyshimta etj.
Sokol Areci: Për mua ndeshja Gjermani-Spanjë ka qenë ndeshja më e vështirë. Ndeshje që filloi që në momentin që arbitri filloi lojën, i ra bilbilit të fillimit të lojës dhe deri në përfundim të saj.
Aldo: Do e kishe nxjerrë Toni Kroos jashtë?
Sokol Areci: U abuzua pak sepse në momentin e parë, unë qëkur e pashë në fushë, nuk m’u duk ai kartoni i verdhë, lojtari preku topin, kontakti ishte atje me gju, plus që ishte minuta e dytë. Janë disa instruksione që arbitrat duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ato masat disiplinore se në momentin që ti i jep masën disiplinore në minutë të dytë, shumë shpejt ai mund të marrë kartonin e dytë të verdhë. Njerëzit shkojnë në sport për të parë një futboll 11 me 11, është shumë kollaj që ti të nxjerrësh një lojtar me karton të kuq dhe pastaj ndeshja ka mbaruar.
Aldo: Pra sado rregulla të rrepta, prapë ekziston ai lloji i tolerancës për hir të ndeshjes.
Sokol Areci: Flasim për rastet e dyshimta se kur janë raste të dukshme, arbitri patjetër duhet të tregojë masën disiplinore./tvklan.al