Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në fshatin Krutje të Lushnjes.
Policia thotë se dyshohet se ai është asfiksuar nga zjarri. Nga verifikimet e para rezulton se ai kishte ndezur një zjarr në tokën e tij dhe pasi ka tentuar ta shuajë atë është asfiksuar.
Megjithatë për rastin kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes./tvklan.al