Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër shëndetësore në Vorë.
Policia njofton se 54-vjeçari me iniciale N.M. është arrestuar pasi ka goditur mjekun e qendrës me një send të fortë në kokë.
54-vjeçari ka shkuar në qendrën shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës me iniciale E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, dyshohet se ai ka sulmuar mjekun.
Materialet i kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al