Një ambient biznesi është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Bëhet fjalë për një dyqan për shitjen e rrobave.

Policia njofton se dyshohet që shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.


Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak/Më datë 21.01.2025, rreth orës 09:10, në fshatin Marikaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit A. S. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al