Kamala Harris ka bërë publik historikun e saj shëndetësor.

Kandidatja demokrate për presidente ka “shëndet të shkëlqyer” dhe “ka qëndrueshmërinë fizike dhe mendore” të nevojshme për të shërbyer si presidente, është shprehur mjeku i saj në një letër publike.

Në letrën e shkruar nga dr. Joshua Simmons, zëvendëspresidentja ka një historik për alergjitë e stinës dhe urtikarien (një problem i zakonshëm lëkure).

Sipas tij, alergjitë e Harris janë “trajtuar mirë” me mjekime të zakonshme si spraj i hundës, pika për sytë dhe pilula, por asaj nuk i neovjiten më pasi është trajtuar për tre vite me imunoterapi alergjene.

Ajo nuk ka përjetuar kurrë “simptoma të rënda”, thotë mjeku. Kontrolli i saj i fundit mjekësor ishte në prill.

Simmons e quajti vizitën si “të zakonshme” duke nënvizuar se presioni i gjakut dhe ritmi i zemrës ishin në parametra normalë. Kjo vlen edhe për kontrollin e zemrës, abdominal dhe të lëkurës.

Mjeku i zëvendëspresidentes tha se ajo ka historik familjar “të dukshëm” për kancerin e zorrës së trashë nga ana e nënës, duke shtuar se Harris i ka ndërmarrë të gjitha rekomandimet për parandalimin, përfshirë edhe kolonoskopinë.

Në analizat e gjakut nuk rezultoi asgjë e pazakontë sa i përket rruazave, glukozës, elektroliteve,  kolesterolit dhe gjëndrës tiroide. Simmons theksoi se vitamina D nuk ndodhej në nivele “të pamjaftueshme”, por Harris merr një suplement të vitamës D3.

59-vjeçarja “ndjek një stil jetese të shëndetshëm e aktiv pavarësisht axhendës së ngarkuar”, tha Simmons, duke përfshirë ushtrimet e aerobisë dhe stërvite. “Ajo nuk përdor produkte duhani dhe pi vetëm me raste dhe me masë”.

Zgjedhjet presidenciale janë në më pak se një muaj larg dhe Harris shpreson që raporti i saj mjekësor do të vendosë Trump nën presion.

78-vjeçari dhe republikanët e sulmonin shpesh presidentin Joe Biden i cili është 81 vjeç, duke i thënë se ishte shumë i vjetër dhe duhet të bënte një test konjitiv.

Me kandidaturën e Harris, demokratët urojnë të ndjellin dyshime mbi moshën e Trump  dhe përshtatshmërinë e pozicionit./tvklan.al