Një 40-vjeçar rezultoi t’i jepte makinës nën efektin e lëndës narkotike në zonën e Vorës. Policia tha se ai kishte ndaluar në mes të rrugës në Marikaj duke penguar qarkullimin e makinave.
Për këtë arsye drejt tij kanë shkuar efektivët e policisë, duke e pyetur pse e kishte bërë atë veprim.
“Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë”, njoftoi policia.
Për këtë arsye atij iu krye një test droge ku rezultoi pozitiv. Për këtë arsye ai u arrestua. Rezulton se 40-vjeçari ishte i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al