Një djalë 13-vjeçar hapi sytë një ditë para se mjekët të fiknin aparaturat që e mbanin në jetë. Truri i Trenton McKinley nisi të funksiononte dhe ai filloi të marrë frymë normalisht.

Prindërit e Trenton  sapo kishin firmos një dokument ku dhuronin organet e djalit të tyre, pasi mjekët i kishin hequr të gjitha shpresat se ai mund të jetonte.

Trenton vuante nga një dëmtim në tru prej dy muajsh, pasi kishte bërë një aksident teksa kthehej nga shkolla. I riu, nga Alabama, pësoi dëmtime në kafkë dhe kishte në spital që ditën që u bë aksidenti.

Nëna e tij ka kërkuar ndihmë në rrjetin social Facebook, për kurimin e Trenton, pasi ai ka nevojë për operacione të tjera.

Mjekët kanë thënë se e gjitha kjo që ka ndodhur me Trenton është një mrekulli, pasi ata i kishin humbur të gjitha shpresat dhe nuk kishte asnjë mundësi që ai të rikthehej në jetë.

“Isha duke ecur drejt një fushe, nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse Zotit që më riktheu në jetë”

, tha Trenton.

/tvklan.al