Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin me aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj të Golemit.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se subjekti shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë.

Ndaj këtij subjekti, IKMT vendosi gjobë 2 milionë Lekë për shkeljen e kryer.  /tvklan.al